Tashmë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mësohet se ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës.

Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra Hysenin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb