Pa skuadër që pas largimit nga Lazio, Elseid Hysaj mbetet në pritje të një ofertë të denjë për të vijuar karrierën e tij. Dëshira e anësorit kuqezi është të qëndrojë në Itali, aty ku ka zhvilluar të gjithë karrierën, me ekipe elitare si Empoli, Napoli dhe Lazio. Mediat italiane bëjnë me dije se për Hysajn ka një interesim konkret nga ekipi i Ascoli-t, skuadër që këtë sezon ka ambicie të rëndësishme pasi po luftojnë për të siguruar një biletë për në elitë.

Dëmtimi i Manuel Alanga, i cili praktikisht ka mbyllur sezon, e detyron klubin e Ascoli-t të futet në merkato për të gjetur një anësor të ri për krahun e djathtë. Në këtë pikë, emri i Hysajt del në skenë si një okazion i rëndësishëm në shumë aspekte.

Me merkaton të mbyllur në Itali, Ascoli është i detyruar të gjejë një lojtar të lirë, pa skuadër, dhe Hysaj është një tillë. Jo vetëm kaq, Hysaj edhe në aspektin sportiv është një okazion i rëndësishëm pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë shumë të madhe në Itali.

Sipas TuttomerkacoWeb: Ascoli i ka paraqitur ofertën e parë Hysajt, një ofertë 2-vjeçare, e cila parashikon edhe një përmirësim të ndjeshëm financiar nëse Ascoli arrin të ngjitet në Serie A. Gjithnjë, sipas TuttomercatoWeb, për momentin Hysaj nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare presidentit Passeri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: