Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për deklaratat e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala.
Berisha tha se ka denoncuar më herët se gazetarët kanë qenë në përgjim nga SHISH, ndërsa e akuzoi Hysenin se po përdor postin e saj për të bërë shantazh ndaj gazetarëve. Sipas tij, ky presion mund të shtrihet edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Që SHISH ka pasur në përgjim gazetarë, e kam konstatuar para jush. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer gazetarëve. Kjo është një shefe ordnere. Që t’u përgjigjesh gazetarëve në atë mënyrë, dëshmon se është hakmarrëse e verbër. Shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj. Në rast se ka pasur takime, se kë takon ti dhe se çfarë është në agjendë, s’ka lidhje me bashkëpunimin. Nëse shërbimi ka pasur një operacion, por tregon se s’ka pasur, është vetëdemaskim. Ajo përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve, pasi ky është problem i madh. Se do të shantazhojë dhe prokurorë e gjykatës. Është proces në vijim.
E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe nxjerrje të sekretit. Akuza se si të lehtësohet, kur ajo ka kryer veprat më të rënda. Pas saj është Edi Rama. Ata gazetarë që kanë takuar Vlora Hysenin, të bëjnë gati dosjen, shoqatat e gazetarëve, që t’i demaskojnë se rrezikojnë të paktën 5 vite burg. Siç ishte Berati, që thoshte: e kam mikeshë. Batoni shkruajti shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit. I dëgjoni marrëzitë, që të kanalizohej te historia rozë. Edhe Albatrosi në ato ujëra.”, tha ai.
