Ka nisur përballë godinës së Kryeministrisë protesta e radhës kundër qeverisë, ku qytetarë dhe aktivistë janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kabinetit ekzekutiv dhe reagim ndaj skandaleve të fundit zyrtare.

E pranishme në tubim, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të fortë lidhur me kapjen e institucioneve të sigurisë nga elementë të krimit të organizuar.

“Shefat e policisë i ka emëruar kryekrimineli Ergys Agasi. Drejtoresha e SHISH-it, në vend që t’i jepte informacione policisë për të arrestuar Ergys Agasin, i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë. Agasi lëvizte i lirë, ndërsa protestuesit vijojnë të arrestohen dhunshëm. Ndaj edhe sot jemi këtu për t’i thënë qeverisë së krimit, parlamentit të krimit e policisë së krimit se Shqipëria dhe shqiptarët kërkojnë revolucion!”, u shpreh Vatnikaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb