Në vijim të fjalës së saj gjatë protestës përballë Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka denoncuar presionet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, duke u ndalur veçanërisht te deklarata e Vlora Hysenit sot ndaj gazetares Llodiana Lala.

Vatnikaj shprehu solidaritetin me gazetaren Lala, si dhe me të gjithë ata që përballen me intimidim për shkak të punës e reagimit të tyre publik.

“Ish-drejtoresha e SHISH-it mendon se mund të frikësojë ndonjë gazetar apo aktivist, ndaj sot jemi në solidaritet jo vetëm me gazetaren Klodiana Lala, por me të gjithë prej nesh që intimidohen vazhdimisht. Jemi këtu për të thënë se jemi kundër diktaturës së krimit të organizuar, kundër mafiozëve që janë në pushtet dhe, mbi të gjitha, jemi këtu për të kërkuar largimin e këtij që fut këta kriminelë në institucione!”, deklaroi Vatnikaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb