Lionel Messi do ti jap lamtumirën kombëtares argjentinase dhe bashkë me largimin e ‘pleshtit”, për teknikun Lionel Scaloni lind detyra e vështirë e asaj të rikonfigurimit të një ekipi të ri, që nuk do të ketë më një lider në fushë, sikundër ishte Leo Messi.

Pikërish tekniku Scaloni ka folur për herë të parë pas përfundimit të Botërorit, duke paralajmëruar një ndryshim të brezave te Argjentina, edhe pse pjesa më e madhe e skuadrës pritet të mbetet. Trajneri i kampionëve të botës ka bërë të ditur se lojtarët e rinj do të kenë gjithnjë e më shumë hapësira në përfaqësuese, me emra si Nico Paz dhe Valentín Barco që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e grupit.

“Një Kupë Bote ka përfunduar dhe besojmë se është momenti i duhur për njëfarë ndërrimi brezash”, deklaroi Scaloni, duke theksuar se kjo është një qasje që Argjentina e kishte ndjekur edhe pas Botërorit të vitit 2018. Sa i përket të ardhmes së tij, trajneri argjentinas, i cili ka kontratë deri në fund të vitit 2026, pranoi se dëshiron të vazhdojë në drejtimin e kombëtares, por fillimisht duhet të diskutojë me presidentin e federatës. “Ekziston dëshira për të qëndruar këtu, por ka shumë aspekte që duhet t’i diskutojmë me presidentin. Natyrisht, pas një turneu kaq emocional, njeriu gjithmonë reflekton. E përsëris: do të ulemi dhe do të flasim me presidentin”

Ndërkohë, vëmendja është te ndeshja ndaj Beninit në stadiumin “Monumental”, ku Lionel Messi pritet t’i japë lamtumirën kombëtares përpara tifozëve argjentinas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb