Debutim për t’u harruar për Diego Forlanin në stolin e Uruguait. Kombëtarja “Celeste” u mposht 3-1 nga Japonia në stadiumin “Miyagi”, në një ndeshje ku uruguaianët dominuan pjesën e parë, por u dorëzuan pas pushimit. Japonia kaloi në avantazh në minutën e 11-të me Kuryu Matsuki, ndërsa Uruguai reagoi në fundin e pjesës së parë dhe barazoi me Maxi Araújon.
Në fraksionin e dytë, “Samurai Blue” rritën presionin dhe gjeti golin e dytë me Kento Shiogai. Vetëm katër minuta më vonë, Ueda shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të Japonisë. Një start i vështirë për Forlanin, i cili drejton përkohësisht kombëtaren uruguaiane pas largimit të Marcelo Bielsa-s.
