Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetes zonjës Dhurata Bajram Cupi, pas lënies së mandatit nga Sherefedin Shehu, i cili do të garon për postin e kryetarit të Bashkisë së Dibrës.
Cupi bëhet kështu deputetja e 32-të femër e Kuvendit të Shqipërisë. “Një lajm i mirë vjen për të gjitha zonjat, pasi tashmë numri i tyre në Kuvend do të jetë më i lartë. Tani janë 32 deputete femra në Kuvend”, tha Luzi.
Çupi ka qenë e fundit e listës së kandidatëve të PD-së për Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 23 qershor të vitit 2013. Por për shkak të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon se në rast të lënies nga njëri deputet të mandatit të tij, ai zëvendësohet me kandidaten femër, që ndodhet më lartë në listë. Për këtë arsye, Dhurata Çupi “shmang” kandidatët Ekrem Spahia dhe Rrahim Kaleci dhe është ajo që pritet të zërë vendin e Sherefedin Shehut në sallën e Kuvendit.

KUSH ESHTE DHURATA CUPI
Dhurata Çupi është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ajo ka mbajtur poste publike si drejtore në mistrinë e Brendshme dhe në bashkinë e Tiranës.
FLETET E VOTIMIT
Po sot KQZ-ja miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të përdoret në procesin e afërt elektoral. Numri i zgjedhësve, që do të thirren për të votuar për rezulton me 57.018 zgjedhës, ndërsa në total do të prodhohen 58.158 fletë votimi.
Kjo sasi do t’i dërgohet Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor, për t’iu shpërndarë më pas 118 qendrave të votimi që ka kjo zonë elektorale.
Dispozitat e kodit elektoral që bëjnë fjalë për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimin e materialeve zgjedhore, përcaktojnë që sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2%.
Në këto zgjedhje dy janë koalicionet zgjedhore që do të marrin pjesë: Aleanca për Shqipërinë Europiane që përbëhet nga 4 parti, dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet me 12 parti.
Ndërkohë në KQZ po diskutohet për pjesëmarrjen e 5 partive të vogla në zgjedhje.
(ma.ar/BalkanWeb)
