Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e akuzuar se nuk e përdori këtë forum për të folur për Kosovën dhe liderët e UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një reagim të gjatë, Mediu argumenton se pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk është një privilegj personal i kryeministrit, por një përgjegjësi për të përfaqësuar interesat shtetërore dhe kombëtare. Sipas kreut të PR-së, Rama duhej të kishte folur për të drejtën e luftës dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe për perspektivën e saj në OKB, NATO dhe BE.
Mediu e lidh kritikën e tij edhe me fjalimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke pretenduar se ai u përpoq të vinte në pikëpyetje luftën dhe pavarësinë e Kosovës. “Përballë kësaj situate, të gjithë shqiptarët prisnin që dikush të fliste për të ardhmen e Kombit dhe ky duhet të ishte Edi Rama”, shprehet Mediu.
Por, sipas tij, Rama zgjodhi të përqendrohej te inteligjenca artificiale dhe “Diella”. Në fjalimin e tij në OKB, Rama foli gjerësisht për AI-në, përgjegjësinë njerëzore në përdorimin e saj dhe eksperiencën e Shqipërisë me “Diellën”. Mediu e ironizon këtë zgjedhje, duke renditur në mënyrë sarkastike ato që i quan “tre problemet” që Rama kishte për të diskutuar në OKB. Mediu e konsideron këtë “kulmin e marrëzisë, megalomanisë dhe hipokrizisë”, ndërsa thekson se në fjalimin e Ramës munguan çështjet që, sipas tij, duhej të kishin qenë në fokus. Në vijim, kreu i Partisë Republikane kritikon edhe marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me Serbinë, duke pretenduar se politika Rama–Vuçiç ka dëmtuar peshën e Kosovës. Në përmbyllje, ai e zgjeron kritikën ndaj qeverisjes së Ramës, duke deklaruar se Shqipëria po përballet me një krizë të institucioneve dhe të orientimit politik.
REAGIMI I MEDIUT
👉 OKB-ja, mbidhet një herë në vit, në nivelin më të lartë të lidershipit botëror për të diskutuar çështjet më të rëndësishme gjeopolitike.
Pjesëmarrja në këto takime, si Kryeministër apo President, nuk është një privilegj personal që lidhet me personin e Kryeministrit apo Presidentit, por me përgjegjësinë për të përfaqësuar shtetin, interesat shtetërore dhe kombëtare.
🔹 Shqiptarët u përfaqësuan në këtë takim nga Edi Rama.
Kosova nuk është pjesë e OKB-së. Mbas vendimit të Gjykatës së Hagës kundër liderëve të UÇK-së, kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj, Kosova dhe shqiptarët kishin nevojë për një zë që të fliste me arsye dhe me kurajë të vërtetën.
Të fliste për të drejtën e luftës dhe pavarësisë së Kosovës, për të ardhmen e saj në OKB, NATO dhe BE, dhe përse kjo është një vlerë e shtuar jo thjeshtë për shqiptarët, por edhe për Ballkanin dhe BE-në, për paqen dhe stabilitetin, të cilat sot janë më të kërcënuara se kurrë.
🔹 Kjo ishte mëse e domosdoshme, sidomos pas fjalës së Presidentit serb Vuçiç, mikut të Edi Ramës, i cili u përpoq që, në fillim të Asamblesë, të zhbënte luftën, pavarësinë e Kosovës dhe gjenocidin serb. Konsideroi të paligjshme ndërhyrjen e NATO-s dhe mohoi vrasjen e mijëra shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe përdhunimet nga Millosheviçi. Është po i njëjti President i Serbisë, i cili priti me nderime, me një ceremoni shtetërore, Ratko Mlladiçin, të shpallur kriminel lufte. Këto nuk janë sjellje personale të Vuçiçit, por një strategji e mirëmenduar me aleatët e tij rusë dhe kinezë, si dhe me lobime dhe pagesa për ta bërë Europën dhe SHBA-në të heshtin. Vuçiç e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë dhe do të bëjë çdo gjë, politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht, për ta arritur këtë qëllim. Po ashtu, Vuçiç po kërkon të krijojë një partneritet strategjik me Amerikën, por duke ruajtur të palëkundura marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën. Këtë e deklaron hapur dhe vepron hapur.
🔹 I vetmi, drejtues shteti që iu kundërvu politikës së Vuçiçit dhe Serbisë ishte Kryeministri Kroat, i cili është i vetmi shtet në Ballkan që i ka dalë hapur përballë politikisht dhe ushtarakisht Serbisë dhe ka refuzuar çdo marrëdhënie ekonomike, strategjike dhe politike me Serbinë, ndryshe nga Shqipëria nën qeverisjen e Ramës, e cila, për interesa pushteti, e ka orientuar politikën e saj në Ballkan drejt interesave strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike me Serbinë, nëpërmjet politikave të përbashkëta Rama–Vuçiç. Marrëdhënie e cila ka dëmtuar rëndë peshën dhe të ardhmen e Kosovës.
🔹 Përballë kësaj situate, të gjithë shqiptarët prisnin që dikush të fliste për të ardhmen e Kombit dhe ky duhet të ishte Edi Rama.
Ky i fundit bën patriotin përballë shqiptarëve, në një darkë të shtruar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan, ku ishin të ftuar diaspora në Amerikë dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit ku jetojnë shqiptarë dhe hesht përballë liderëve botëror.
Edi Rama shpall Amerikën dhe Joe Bidenin tradhtarë të Kosovës dhe të Hashim Thaçit, një qëndrim skandaloz karshi vendit, i cili është i vetmi që ka mbështet dhe mund të mbështesë sot Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, si dhe që mund të mbështesë Kosovën.
Vendi i cili ka përcaktuar aleate vëndet e NATOs në Ballkan Kosovën jo me fjalë po me vepra. Vendi i cili cliroj Kosovën, blri Shqipërinë anëtare të NATOs, por që për fatin e keq kjo mbështetje po cbëhet cdo ditë nga qeveria në Tiranë, korrupsioni, krimi dhe papërgjegjshmëra politike shqiptare.
Rama e bën këtë qëllimisht, sepse e di shumë mirë se mes shqiptarëah ka naivë dhe të marrë që budallallëkun e marrin për trimëri dhe patriotizëm, pavarësisht kostove që krijon dhe vijojnë përkrahin dhe duartrokasin shkatërrimin e kombit të tyre.
Për Ramën në OKB kishte vetëm tre probleme për të diskutuar:
1. Se ai kishte krijuar Diellën digitale dhe me këtë i kishte treguar botës dhe po i tregonte se sa përpara dhe e sigurtë ishte teknologjikisht Shqipëria në implementimin e Inteligjencës Artificiale (AI).
2. Kishte merak se AI dhe Diellëza e tij pjellë e AI, mund të ktheheshin në kërcënim për botën.
3. Priblemin më të madh kishte. Se, edhe pse ai kishte shpikur Diellin (Diellëzën), çuditërisht, shqiptarët e thjeshtë dhe “Flamingot”, të lidhur me “armiqtë e jashtëm”, i kishin vjedhur e manipuluar algoritmin, mjet që Rama e ka përdorur prej kohësh kundër opozitës, shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Ky është kulmi i marrëzisë, megalomanisë dhe hipokrizisë.
Në të gjithë atë leksion teknologjik në OKB, duke i dhënë leksion gjithë botës, nuk tha asnjë fjalë, asnjë fjalë të vetme, për Kosovën, për Hashim Thaçin, asnjë kundërshtim për Vuçiçin. Duke treguar qartë se Kosova dhe liderët e Kosovës për të janë mall për tregtim politik pushteti.
🔹 Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë më të ndarë dhe pa orientim se sot si në Shqiëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.
Kjo për një arsye madhore se shteti mëmë Shqipëria, ka rënë, është ulur në gjunjë dhe jo vetëm nuk ngjan me një vend të NATO-s, por mënyra se si funksionojnë institucionet, si funksionon konstruksioni kushtetues dhe ligjor, si funksionon arkitektura e sigurisë kombëtare, do të bënte zili edhe vendet e botës së tretë, “Republikat e Bananeve”.
🔹 Shqipëria nuk ka sot armik, kundërshtar as algoritmin dhe AI-në, por qeverinë e vet, pushtetin e krimit dhe korrupsionit.
Çështja shqiptare ka kundërshtare papërgjegjshmërinë politike, luftën për pushtet dhe jo për shtet, luftën për ti shërbyer pushtetit dhe jo shqiptarëve, duke mos njohur limit në ligësi dhe duke shkelur mbi cdo interes kombëtar
🔹🇦🇱🇽🇰Po provohet proverbiale thënia: “Nëse do t’i mundësh shqiptarët, lëri të merren me vetveten.”
