Në fshatin Pojan të Maliqit, një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.
Si pasojë, është djegur në fyturë shtetasi Th.K rreth 74 vjeç.
I moshuari po merr trajtim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Maliq/Informacione paraprake
-Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
