Portugalia triumfoi 2-1 përballë Norvegjisë në transfertë, por vëmendjen më të madhe e mori një tjetër detaj: C.Ronaldo qëndroi në stol për 90 minuta, edhe pse ishte plotësisht në dispozicion të trajnerit Jorge Jesus. Për herë të fundit që Ronaldo nuk ishte në formacion titullar daton në shtator të 2024, në sfidën kundër Skocisë. Legjenda portugeze u hodh në fushë si zëvendësues, por shënoi golin e fitores.
Në 234 ndeshje me ekipin përfaqësues vetëm në 8 raste Ronaldo e ka nisur ndeshjen nga stoli. Për herë të fundit që Ronaldo nuk aktivizohet për asnjë minutë daton në qershor 2008, në ndeshjen kundër Zvicrës, por në atë sfidë Ronaldo u kursye pasi Portugalia e kishte siguruar kalimin e fazës së grupeve.
18 vite kishte CR7 që nuk shijonte një ndeshje të tërë nga stoli. Pas 6,678 ditësh, Ronaldo rikthehet të ngroh stolin, një vendim që pa diskutim po bën jo pak zhurmë në Portugali.
