Ka nisur këtë të hënë në Tiranë protesta e 121-të radhazi kundër qeverisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e tij nga politika.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe këtë mbrëmje, protestuesit kanë dalë me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa në qendër të tyre janë vendosur zhvillimet e fundit që lidhen me Shërbimin Informativ të Shtetit dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja u thirr nga Presidenti Bajram Begaj pas masës së arrestit në shtëpi të caktuar nga Gjykata e Posaçme ndaj Vlora Hysenit, ndërkohë që ajo drejtonte SHISH-in.

“Këshilli i Sigurimit, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?”, shkruhet në një prej pankartave të protestuesve.

Një tjetër pankartë ironizon deklaratat e bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “asgjë nuk e ndal” në përpjekjen për zhvillimin e Shqipërisë.

Protestuesit i janë përgjigjur deklaratës së kryeministrit me një mesazh ironik, ku e akuzojnë se “asgjë nuk e ndal për të vjedhur”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb