MEKSIKE – Guximi i tepruar mund të të kushtojë jetën. Kështu ka ndodhur edhe me një punonjës të kopshtit zoologjik në Meksikë, por falë ndërhyrjes së një tigri ai ka shpëtuar pa asnjë dëmtim.

Kjo është videoja, ku Eduardo Serio, i cili ndodhet brenda hapësirë së përcaktuar për kafshët e egra si tigra të bardhë dhe xhaguarë. Në këtë hapësirë jeton edhe një leopard, ky i fundit vërehet teksa niset furishëm drejt Eduardos, por një tigër që ndodhej aty pranë i parapriu sulmit duke e ndaluar atë shkruan Corriere.it.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb