Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është paraqitur në urgjencën e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga deklarimet paraprake të dhëna në urgjencë, dyshohet se i plagosuri është konfliktuar me një person tjetër në fshat për bagëtitë, përpara se ngjarja të përshkallëzohej në përdorimin e thikës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë verifikimet për identifikimin e personit të përfshirë.

Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb