Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit u pyet për çështjen “Balluku”.

Ai tha se në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë në respekt të së drejtës së tij e ka ushtuar këtë të drejtë.

“Nuk jam avokat i askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar Kuvendi i Shqipërisë në respekt të së drejtës së tij e ka ushtuar këtë të drejtë dhe përsëri meqenëse ma kujtuat, unë dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimeve të Gjykatës, paraburgosja, duhet t’i japë fund kësaj praktike. Hyni në chatgtp dhe pyeteni se; kush është delja e zezë e Europës sa i përket paraburgimit, është Shqipëria. Pyete dhe për korrupsionin. Nuk kishte interes për këtë çështje (Pyetet nëse kanë folur me eurodeputetët). Ata kanë një standard; nuk komentohen vendimet e gjykatave. Ata që kanë shkelur besimin, le të përballen me drejtësinë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: