Një sulm ajror i forcave ruse me raketa dhe dronë ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta në Kiev dhe në rajonin përreth, në orët e para të mëngjesit. Sipas autoriteteve ukrainase, tre persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa të paktën shtatë të tjerë janë plagosur.
Administrata ushtarake e Kievit njoftoi se dy persona u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në kryeqytet. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se pas sulmit shpërthyen zjarre në disa banesa, një dyqan dhe një depo. Ndërkohë, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, Timur Tkachenko, bëri të ditur se një fëmijë u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmi me raketa dhe mjete ajrore pa pilot. Sipas tij, sulmi shkaktoi dëme edhe në banesa, infrastrukturë, depo dhe automjete.
Gazetarët e Reuters raportuan se shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, ndërsa autoritetet ukrainase paralajmëruan banorët për rrezikun nga raketat dhe dronët. Për shkak të sulmit, Rumania dhe Polonia, të dyja anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ngritën në ajër avionët e tyre luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve të tyre. Vendimi u konfirmua nga Ministritë e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura të dy vendeve.
Ndërkohë, një sulm me dronë ukrainas është raportuar në qytetin rus të Samarës, një qendër e rëndësishme e prodhimit dhe rafinimit të naftës, rreth 1,100 kilometra në juglindje të Moskës. Guvernatori rajonal Vyacheslav Fedorishev deklaroi se sulmi shkaktoi dëme në disa banesa. Autoritetet ruse nuk raportuan në informacionet fillestare për viktima nga sulmi.
Russia launched a ballistic missiles attack on Kyiv last night. Russian drone attacks on Kyiv are almost 24/7.
According to monitoring channels, energy infrastructure was under attack.
A child was killed in Kyiv region, four more people injured. Private homes, civilian… pic.twitter.com/0ueqhUNH9Y
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 30, 2026
