Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar çështjen që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm te individët që janë nën hetim. Sipas Shehit, përgjegjësia për emërimet dhe funksionimin e institucioneve shtetërore i takon edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai e krahasoi situatën me një restorant ku drejtuesi nuk mund të shmangë përgjegjësinë duke pretenduar se “e ka vjedhur kamerieri”.
Shehi u shpreh në “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon se se nuk beson se Hyseni ka nxjerrë listat e agjentëve të SHISH, ndërsa vlerësoi rolin e aleatëve ndërkombëtarë në garantimin e sigurisë së Shqipërisë.
“Rama duhet të mbajë përgjegjësi. Bëhet fjalë për shtet dhe jo restorant që të thuash; më vodhi kamerieri. Kjo nuk është përgjegjësi individuale, por është për burg. Si nuk e ka ditur ai? Po nuk qe i zoti për këtë punë, largohu që të vijë dikush tjetër që mos t’i hajë as dardhat e as kumbullat. Shqipërisë i kanë ndodhur shumë gjëra më të rënda se kjo. Ajo u vendos qëllimisht për të mbyllur ca gjëra të këtyre horrave, të kryeministrit. Se na e shpallën si Mata Hari. Ajo mund të jetë shkarkuar dhe pa të drejtë, por mos e merr përderisa nuk ka shkuar mirë me palën tjetër. Shyqyr Zotit sigurinë tonë e ruajnë SHBA e NATO.”, pohoi ai.
