Ish-deputeti Dashamir Shehi ka folur për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një alternative të re politike. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, Shehi tha se uron që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa theksoi nevojën për një alternativë të re për qytetarët shqiptarë.
Sipas tij, protestat dhe forcat e reja që po shfaqen në skenën politike mund të shërbejnë si pikënisje për krijimin e një force të re politike. Shehi pranoi se rruga drejt këtij objektivi është e vështirë, por u shpreh optimist se një zhvillim i tillë mund të ndodhë.
“Unë uroj që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por uroj që ata që kanë dalë në shesh bashkë me këto partitë e reja, dhe me të tjerët bashkë të krijojmë një trajektore të re, një alternativë të re për shqiptarët. Ai rri se nuk ka alternativë për shqiptarët. Kam shpresë që do të ndodhë ky fenomen. A është e vështirë rruga? Po, e vështirë është.”, tha ai.
