Nasser Al-Khelaifi ka bërë të qartë se te Paris Saint-Germain nuk mungojnë pretendentët për Topin e Artë. Presidenti i klubit francez ka veçuar tre emra të rëndësishëm të skuadrës së Luis Enrique, duke i cilësuar si kandidatë që kanë merituar vëmendjen në garën për trofeun individual.

“Do të më fusni në telashe me klubet e tjera. Kam shumë respekt për të gjithë lojtarët, si Kylian apo Yamal. Janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Kylianin e njoh shumë mirë, sigurisht. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë talent dhe padyshim një nga më të mirët në botë.”

“Do ta zgjidhja patjetër njërin nga lojtarët e mi. Kemi tre: Dembélé, Kvara dhe gjithashtu Fabián Ruiz. Fabián Ruiz është i vetmi që i ka fituar të gjithë trofetë. Prandaj mendoj se Dembélé, Kvara dhe Fabián Ruiz e meritojnë, sepse i kanë fituar të gjitha. Mendoj se kanë luajtur shumë mirë, kanë qenë fantastikë”, deklaroi Al-Khelaifi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb