Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila nisi në orën 09:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.
Në fokus të diskutimeve ishte kërkesa e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Opozita kërkoi që çështja të diskutohet në Kuvend, duke kërkuar shqyrtimin e përgjegjësive institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit
Nga ana tjetër, mazhoranca mbajti qëndrimin se çështja duhet t’u lihet institucioneve të drejtësisë, konkretisht SPAK-ut dhe gjykatës, për të vijuar procedurat përkatëse, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD.
Pas rreth 80 minutash diskutime mes palëve, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve përfundoi.
