Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste në rrugën “Pavarësia”. Brenda automjetit ndodheshin pako me porosi të ndryshme.

Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore, policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin E. G. 23-vjeçari u lokalizua në qytetin e Beratit, pranë vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë së Durrësit ndërhynë dhe bënë të mundur kapjen e tij, ndërsa automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, E. G. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: