Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale.
Ai tha se SPAK duhet të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin.
“Unë e shoh se po bëhet për hallin e madh dhe lakun që po i ngushtohet çdo ditë qeverisë. Por unë këtë duhet ta shoh. Politikisht çdo gjë bëhet në favor të ngushtimit të lakut që I ka ndodhur qeverisë. Pabarazia në tendera e ka deri në 3 vjet pra të gjitha ata japin tendera dhe, shpërdorim detyre e ka 1 deri në 5, pra bëj çfarë të duash, shpërdoro në funksion të zgjedhjeve se askush sdo bëjë burg. Pra këto e bëjnë shtetin çorap.
I pyetur nëse rrezikojnë hetimet të SPAK , Korreshi tha se e sheh si problem dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë.
“Patjetër që po. Është gjë e mirë që do hetojnë, por aksesi në prova është problem. Sepse mendoj që do të intimidohen dëshmitarë dhe më pas duhet shkrirë dhe SPAK dhe GJKKO…Kjo është si të thuash unë ta marr pushtetin me ligj”, tha ai.
Ndërsa theksoi se Prokuroria duhet të vazhdojë hetimet sepse ka vepra penale edhe shumë më të frikshme.
“Shteti ka urgjencë dhe urgjenca imponon t’i shkojë strukturave shtetërore që janë të implikuara me krimin”, tha ai.
Po ashtu i ndalur te situata e PD ai tha se opozita duhet të dalë me vendime më drastike.
“Opozita duhet të ketë vendime më drastike. Ka qenë edhe kërkesë e deputetëve para si ngujim në parlament , pra mendoj që duhet të egërsohet sic po ndodh. Të ketë vendime më drastike si ngujim në parlament ose grevë urie për ato që imponohen dhe nuk i lejohen në kundërshtim me ligjin. Është një gjë e diskutuara, zërat janë sot më shumë”., tha ai.
