Në një intervistë në News24 protestuesja Laura Kertalli foli për takimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku paralelisht u mbajt edhe një protestë.

Ajo theksoi se i gjithë takimi por edhe deklaratat ishin një “komplot hipokrit kundër popullit”.

Gjithashtu shtoi se me të gjithë skandalet që kanë ndodhur nuk mund të thuhet nga ana e kryeministrit Rama se nuk ka dijeni, por tashmë ai e ka kthyer përgjigjen “përgjegjësi individuale” në një retorikë kryesore.

“Rama është në një situatë të vështirë sepse me skandalet në fjalë lidhjet që ka me ndërkombëtarët po bien një nga një. Gjithë institucionet po bien dhe Rama nuk mban përgjegjësi. Rama luan me dy standarde dhe nuk mban një qëndrim. Ka pasur ndërhyrje për një qëndrim të caktuar, mbrojti Ballukun nga drejtësia. Pra ai e ka vetëm një retorikë të cilën e përdor. Dhe mendoj se nga të gjitha skandalet që kemi parë asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Ramës dhe do të vijë një pikë që organet e drejtësisë do të prekin edhe atë”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se nga protesta mund të dalin lëvizje politike.

“Në fund kemi arritur të organizohemi sepse lëvizja politike duhet të ketë një program. Këto ditë do të shpallet një lëvizje politike. Mund të jetë pas disa ditësh. Ka përfshirje organizative e intelektualeve, do shpallen disa emra që kanë qenë nismëtarë dhe qëndrimi që kanë në lidhje me protestën.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb