TIRANË-Një foto sa një mijë fjalë. Ky është një prej momenteve dje në sallën e Kuvendit kur ish-kryeministri mori fjalën për të disatën herë. Fillimisht e nisi me deklaratën e parë rreth orës 10:00 të paradites, dhe pas cdo ministri e deputeti Berisha ishte i pari që replikonte. Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar qeverinë se është e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Ai vendosi rekord pasi foli mbi 10 herë nga 20 minuta secili fjalim. Kreu i qeverisë, Rama ka deklaruar se koha kur shteti mbronte dhe bashkëpunonte me kriminelët ka përfunduar, por nuk ndalej Berisha, që pasi i mungoi 6 muaj Kuvendit gjatë bojkotit të opozitës, dje ‘nxorri mallin’ me foltoren e Parlamentit.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: