Kreu i ILD, Artur Metani po zhvillon vizitë pune në Uashington D.C., në institucione të ndryshme.
Metani është pritur në Departamentin e Shtetit dhe ka folur për këtë takim përmes një postimi në rrjetin social X.
“Takim i frytshëm me Drejtoren Amy Carnie të Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit.
Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë.
Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional.”


