Këtë të premte bëhen 125 ditë nga protesta qytetarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Aktivisti Virtyt Sokoli në një intervistë në “News24” analizoi vijueshmërinë e protestës që nga nisja e deri në ditën e sotme. Ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një njeri arrogant që nuk denjon as të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke thënë se as nuk i ka marrë parasysh 5 pikat e protestës.
Ai u ndal edhe te deklaratat e mëparshme se nga protesta do të dalë një lëvizje, por ai tha se e sheh si më të favorshme që protesta t’i qëndrojë pesë kërkesave të saj.
“Vajza është një prej aktivistëve të sheshit. Por nuk mendoj se zgjidhje çështja e krijimit të forcës politike. Nëse dikush ka dëshirë për të bërë forcë politike nuk ka përse shfrytëzon sheshin apo protestën. Protesta ka krijuar 5 pikat e saj dhe duhet të qëndrojmë brenda atij programi. Sepse Rama atë do të merremi me forcë politike dhe të presë zgjedhje. Kam pasur mundësinë me një grup intelektualësh nga Shqipëria të bashkëpunoj me Diasporës që edhe ka ardhur, me një projekt që at propozuan. Krijimin e një dhomë dixhitale për thirrjen e intelektualëve dhe krijimin e bordit tranzitor dhe jo politik. Pra kemi punuar në këtë drejtim, është krijuar bordi tranzitor jopolitik, ku është dizenjuar në Londër dhe jo në Shqipëri. Dua të them se Rama nuk është rehat që protesta është poshtë zyrës. Dhe skandalet janë të njëpasnjëshme. Me rastin e SHISH Shqipëria është në rrethana të dobëta në raport me partnerë ndërkombëtarë, është shpallur thuajse non grata me situatën e informacioneve që japin agjencitë”, tha ai.
