Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër të hetimeve për kompaninë shtetërore “KAYO”.
Në një deklaratë, Kola e lidhi aksionin e institucioneve të drejtësisë me protestat e zhvilluara prej 125 netësh, ndërsa kërkoi hetime edhe ndaj disa zyrtarëve dhe personave të tjerë.
“125 netë vetëdije qytetare dhe kombëtare. BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës, Ron Yeffet. Kontrabandë armësh. Rastësi apo jo? Kjo ndodh pikërisht me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan”, deklaroi Kola.
Ai u bëri thirrje SPAK dhe BKH-së që hetimet t’i shtrijnë edhe ndaj Ron Yeffet, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Kolës, Hyseni ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes veprimtarisë së saj, ndërsa bëri akuza edhe ndaj personave që, sipas tij, kanë lidhje me Ergys Agasin dhe Hysenin.
Aktivisti vijoi deklaratën me kritika ndaj personave që, sipas tij, sulmojnë grupin e protestuesve dhe median gjatë tubimeve.
Kola tha se institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë hetimet për të zbardhur çdo përgjegjësi të mundshme lidhur me çështjen.
