Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionet e saj edhe gjatë ditës së sotme më 3 tetor.

Zyrtarë dhe punonjës të bashkisë së kryeqytetit kanë dalë në terren, duke rregulluar rrugë e sinjalistikë, për të përmirësuar infrastrukturën.

Bashkia ka një njoftim të rëndësishëm edhe për qytetarët, duke iu bërë thirrje që të raportojnë për çdo problem që kanë.

Sipas njoftimit, Bashkia zotohet se do të jetë pranë komunitetit dhe se problemi që raportohet do të rregullohet menjëherë.

https://www.facebook.com/share/r/1DZHa2HwJE/?mibextid=wwXIfr

Njoftimi i Bashkisë së Tiranës:

Probleme ndriçimi? Raportoje‼️

Gropa në asfalt! Na i trego🚨

Pusetat që dëmtohen… i rregullojmë👷‍♂️

Bashkia është partneri juaj në një qytet të rregullt dhe dinjitoz, e nëse diku nuk e kemi bërë detyrën si duhet, na ndihmo të përmirësohemi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: