Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit, më konkretisht në aksin rrugor Pogradec-Drilon.
Sipas informacioneve të para, një mjet tip kamion ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë në hyrje të një kantieri ndërtimi.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime të rënda. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Pogradecit, ndërsa pritet transportimi i tij me urgjencë drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
