Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të martën presidentin rus Vladimir Putin se po përshkallëzon sulmet ajrore ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, me synimin për të dobësuar rezistencën e vendit.

Gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Zelensky reagoi edhe ndaj sulmeve ndaj urave, duke paralajmëruar se Ukraina do të përgjigjet ndaj përshkallëzimit rus.

“Ata po bombardojnë ura! A mendojnë vërtet se ne nuk do të reagojmë?”, deklaroi Zelensky, duke e cilësuar situatën si një përshkallëzim të vazhdueshëm.

Sipas presidentit ukrainas, Putin synon të dobësojë sa më shumë rezistencën e Ukrainës dhe të krijojë presion mbi popullsinë civile, duke i detyruar banorët të largohen nga qytetet më të mëdha të vendit.

Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se të dërguarit amerikanë për paqen po përpiqen të organizojnë një takim trepalësh në nivel teknik deri në fund të tetorit.

Presidenti ukrainas tha se Kievi është i gatshëm që takimi të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në një vend tjetër, duke lënë të hapur mundësinë për rifillimin e përpjekjeve diplomatike për një zgjidhje të konfliktit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb