Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka zgjedhur avokatin John Cole si kandidatin e tij për postin e të Dërguarit Special Presidencial për Çështjet e Pengjeve, me gradën e ambasadorit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump e vlerësoi Cole si një negociator të suksesshëm, duke deklaruar se gjatë vitit të fundit ai ka siguruar kthimin e më shumë se 65 qytetarëve amerikanë dhe aleatëve nga Bjellorusia.
Sipas Trump, Cole ka negociuar gjithashtu lirimin e më shumë se 800 të burgosurve politikë nga vende të ndryshme të Evropës Lindore.
“John do të punojë pa u lodhur në këtë pozicion të ri për të sjellë qytetarët amerikanë në shtëpi”, shkroi Trump.
Cole do të zëvendësojë në këtë rol Adam Beller, për të cilin Trump tha se ka ndihmuar në kthimin e 196 pengjeve. Beller do të vijojë të punojë në çështje të tjera si Këshilltar i Lartë.
Emërimi i Cole pritet të fokusohet te negociatat për lirimin dhe kthimin e shtetasve amerikanë të mbajtur peng ose të ndaluar jashtë vendit.
