Fluksi i madh i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në aksin Elbasan–Tiranë, duke krijuar kolona kilometrike dhe vonesa të gjata.

Situata paraqitet më kritike pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku qarkullimi është thuajse i paralizuar dhe automjetet lëvizin me shpejtësi shumë të ulët.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut, por fluksi i lartë ka tejkaluar kapacitetin normal të këtij aksi.

Ngarkesa e madhe lidhet me kthimin masiv të qytetarëve drejt Tiranës pas fundjavës, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe durim gjatë lëvizjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: