Thirrje për protesta dhe bllokimin e Parlamentit janë bërë gjatë tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Një prej protestuesve u bëri apel qytetarëve që të marrin pjesë në protesta jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë seancave parlamentare.
Protestuesi akuzoi deputetët se po miratojnë ligje që, sipas tij, dëmtojnë vendin dhe bëri thirrje për bllokimin e Parlamentit.
“Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në mbrëmje por në çdo seancë parlamentare kur deputetët krimit dalin dhe miratojnë ligje që sakatojnë Shqipërinë. Të bllokojmë atë Parlament, të bllokojmë këta hajdutë, boll e tërhoqën Atdheun zvarrë. Nesër do të ketë shumë protesta. I bëj thirrje të gjithëve të bllokojnë parlamentin e krimit”, tha protestuesi në revoltën kundër Ramës.
