Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit 2021, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.

Pas procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb