Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, duke u përcjellë atyre urime për një vit sa më të suksesshëm.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit i ka inkurajuar të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë etapë me përkushtim, duke nënvizuar rëndësinë e formimit profesional dhe të investimit në dije.

Begaj thekson se arsimi dhe dija përbëjnë një nga investimet më të sigurta për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit, ndërsa universitetet kanë një rol të pazëvendësueshëm në formimin e brezave të rinj.

“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit. Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin”, shprehet Kreu i Shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb