Po mbahet protesta e 128 kundër qeverisë sot më 5 tetor.
Në protestë janë vërejtur edhe pankarta të ndryshme, që mbaheshin nga protestuesit.
Në një nga pankartat shënohej “O Edi Rama o hajdut, as grupi yt nuk të ndjek”. Ndërsa në tjetrën “Rama autokrat, jep dorëheqjen”.
Edhe gjatë protestës së sotme, protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit shprehen se vendi ka degraduar në korrupsion, keqqeverisje dhe në situatë të rëndë ekonomike.
