Pasi kanë renditur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Me flamingo në duar dhe flamuj kombëtar, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Ata shprehen se nuk ikin nga sheshi, pa dorëheqjen e Ramës.
Për të 128-tën ditë me radhë, qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, për të kërkuar largimin e qeverisë.
Protestuesit deklarojnë se qeveria e ka mbushur kupën me skandale të panumërta dhe se duhet të japë dorëheqjen.
