Policia në Poloni ka nisur të përdorë dronë për të identifikuar shoferët që paralajmërojnë drejtuesit e tjerë për kontrollet e policisë në rrugë.

Një operacion është zhvilluar nga policia në Myślenice, ku efektivët ngritën në ajër një kuadkopter për të monitoruar trafikun dhe për të dalluar drejtuesit që përdornin dritat e përparme për të sinjalizuar automjetet që vinin përballë.

Shoferët që aktivizonin dritat për të paralajmëruar të tjerët për praninë e policisë identifikoheshin nga droni. Më pas, një patrullë tjetër policie, e pozicionuar më tej përgjatë rrugës, i ndalonte drejtuesit e dyshuar se kishin dhënë paralajmërimin.

Policia synon përmes kësaj metode të kontrollojë më mirë trafikun dhe të evidentojë drejtuesit që përpiqen të ndihmojnë automjetet e tjera t’u shmangen kontrolleve rrugore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb