Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Ron Yeffet dhe Ergys Agasit.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për lidhjet e saj me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë me të, ndërsa sipas tij ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet. Ai tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacion nga burime që i cilësoi të besueshme. Sipas kreut të PD-së, kjo situatë nënkupton se SHISH ishte vendosur nën një kontroll të dyfishtë, duke iu referuar Agasit dhe Yeffet.

“Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të. Ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Në një anë Agasi, në një anë Yeffet. Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte shpoti për lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë ndaj SHISh ishte vënë në kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Yeffet. Kjo është një nga skemat më mafioze, vend anëtar i NATO-s që aplikon skenë të tillë në fushën e mbrojtjes, skemë mafioze. Është faktuar me regjistrime, përpjekja mafioze e Yeffet për të shtrirë dorën te gazi i Delvinës. Këto janë porosi dhe bashkërendim me Edi Ramën.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: