Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në News24 komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Kapri theksoi se me këto ndryshime, Rama është duke mbrojtur veten.

Sipas Kaprit, Rama është duke tentuar që t’ja vendosë drynin SPAK-ut.

“Me ndryshimet në Kodin Penal, kryeministri Edi Rama po tenton që t’ja vendosë kyçin SPAK-ut. Rama me këto ndryshime nuk lejon drejtësinë të veprojë. Mund të jetë edhe mbrojtje për veten e tij.

Rama po sulmon drejtësinë drejtpërdrejtë, është duke u ulur pagat zyrtarëve që punojnë në sistemin e drejtësisë, po lobon kundër tyre, nuk di çfarë duhet të bëjë më shumë”, deklaroi Kapri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb