Gazetari Osman Stafa ka bërë një tjetër denoncim të fortë nga Spitali Onkologjik në Tiranë.

Një paciente shprehet se nuk ka bërë kimioterapinë, në momentin që duhej bërë dhe se ndihet shumë keq.

Ajo e cilëson Onkologjikun si një spital të zi dhe thotë se gjendja në këtë spital është dramatike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Pacientja: Ne jemi me kancer, te një spital i zi në Onkologjik. Unë kam për të vdekur në këtë vend.

Problemi im është që kam ardhur më 25 shtator dhe doja të merrje kimioterapinë e doja të merrja një ilaç, që nuk gjendet. Më thanë se vjen ilaçi dhe thashë ishalla vjen për një javë. Më thanë se do vijnë më shpejt.

U interesova kaq kohë dhe nuk ka ardhur ilaçi. Ika e bëra ankesë tek Drejtoria. Edhe ata më thanë se jemi në pritje të ilaçit dhe se kur do vij ky ilaç nuk e dimë. Unë jam me kancer në mushkëri dhe nuk e di a pret a jo gjendja jonë. Jemi tepër të lodhur nga ky problem.

Kam tre vite që vij këtu te Onkologjiku me gjithë burrin. Ne jemi njerëz të sëmurë dhe është gjynah prej Zoti kjo që po na ndodh neve. Te një spital i zi në Onkologjik. Duhet të merrja kimioterapinë tjetër dhe nuk e kam marrë prej 2 javësh. Ndihem si e vdekur, e mbaruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb