ROSKOVEC – Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec, duke plagosur një grua.

Gruaja, Naile Sopikun ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: