Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka dëmtuar derën e jashtme të rrethimit të një banese në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Sh. F., 69 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Elbasan/Informacion paraprak
Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
