TIRANË – Në ceremoninë e diplomimit të Universitetit “Luarasi”, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, profesor Petrit Bara, uroi studentët dhe theksoi rëndësinë e vijimit të formimit profesional edhe pas përfundimit të studimeve.
Bara u shpreh se diplomimi nuk shënon fundin e rrugëtimit akademik, por fillimin e një etape të re profesionale.
Dekani bëri të ditur se 40% e studentëve të diplomuar vitin e kaluar janë punësuar në institucione me të cilat universiteti kishte kontrata bashkëpunimi.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e stafit akademik dhe zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, duke përmendur programet e masterit shkencor dhe investimet në pajisje.
Sot jemi krenar ku Fakulteti i Shkencave Mjekësore me kontributin e të gjithë stafit pedagogjik dhe krenaria ime sot dhe emocioni që kam sot është si rezultat i presidentit të Kompanisë zotit Irfan Hysenbelliu i cili krijoi Fakultetin e Shkencave Mjekësore, hapi dhe masterin shkencor krijoi edhe kushtet”, u shpreh ai.
Bara theksoi përgjegjësinë që mbart profesioni i mjekësisë, infermierisë dhe profesioneve të tjera shëndetësore, veçanërisht për kujdesin ndaj pacientëve. Në përfundim, ai uroi studentët për sukses në rrugëtimin e tyre profesional dhe vlerësoi kontributin e pedagogëve, prindërve dhe drejtuesve të universitetit në formimin e tyre.
“Është një nder për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme. Sot nuk përfundon diplomimi këtu, por sot fillon një rrugë tjetër e studimit, studentët duhet të mbajnë pranë tyre librin lidhjet me pedagogët e vet dhe institucionet ku kanë kryer praktikat. Vitin e kaluar 40 % e studentëve janë punësuar në institucione ku ne kishim kontratat e tyre. Unë e ndjej veten shumë krenar për studentë që na kanë vlerësuar. Diploma e mjekësisë është e njohur në të gjithë Europën dhe infermieria stomatologjia e mjekësia në bazë të kontrata që ka pasur Universiteti “Luarasi”. Ju do të keni parasysh që keni në dorë jetën e të sëmurit, infermieria sidomos është personeli që qëndron më gjatë pranë të sëmurit. Sot jemi krenar ku Fakulteti i Shkencave Mjekësore me kontributin e të gjithë stafit pedagogjik dhe krenaria ime sot dhe emocioni që kam sot është si rezultat i presidentit të Kompanisë zotit Irfan Hysenbelliu i cili krijoi Fakultetin e Shkencave Mjekësore, hapi dhe masterin shkencor krijoi edhe kushtet. Në radhë të parë përshëndes atë , prindërit pedagogët dhe të gjithë. Universiteti i Luarasit dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore është drejt rritjes dhe tashmë Universiteti “Luarasi” me bërjen e Fakultetit të Infermierisë një fakultet me master shkencor, stomatologjia dhe farmacia ka një grup të madh që vijnë preferojnë universitetin tonë për hir të pajisjeve. Ju uroj suksese”, tha ai.
