Kryeministri Edi Rama është përballur sot me revoltën e qytetarëve gjatë një vizite të tij në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve, ku tashmë është kthyer në një ambient për firmën e mbytur në skandale ‘KAYO’.
Qytetarët ia kanë ‘përplasur’ në sy Ramës problemet e tyre, ndërsa i kanë kërkuar atij dorëheqjen.
“Një kërkesë kanë këta. Jep dorëheqjen dhe ik në burg. Me Kayo, me Gys Agasin, me Roni Yeffet, ajo tjetra nga Kosova (Vlora Hysenin). Burgu po të pret, nuk ke nga shpëton. Uji i pijshëm është ky, ja ca pinë banorët. Bën sikur i qan hallet.”, tha një prej banorëve. Ndërkohë, në video dëgjohen dhe banorë të tjerë që lëshojnë thirrje kundër Ramës.
