Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor.

Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve ngelet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protestuesit kanë artikuluar edhe kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike.

Dita e nesërme pritet që të jetë një betejë e vërtetë në parlament, teksa do ketë edhe protesta jashtë Kuvendit.

Në parlament pritet që më 8 tetor të kalojë projektligji për reformën territoriale, duke hequr 15 bashki dhe duke i bashkuar ato me bashki më të mëdha. Qytetarët thonë se një reformë e tillë sjell shpopullim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: