Po mbahet sot më 7 tetor protesta e 30 kundër qeverisë.
Protestuesit janë duke marshuar drejt Kryeministrisë, teksa mbajnë në duar pankarta dhe flamuj kombëtar.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa kanë bërë thirrje të ndryshme si “Dorëheqje”, “Poshtë narko-shteti” etj.
Ndërkaq, nesër është paralajmëruar një protestë e madhe përpara Kuvendit, kundër miratimit të projektligjit, që e kthen Shqipërinë me 46 bashki.
