Një vendbanim i shekullit te 6-te në Lushnje ka dalë në dritë pas të dhënave të banorëve dhe vëzhgimit të studenteve. Grupi i punës tregon nga terreni procesin kërkimor.

Në zonën e kodrës së Pusit në Lushnje, së pari u vëzhguan fragmente tjegulle e qeramike. Nëse në fillim të kodrës ishin të rralla, sa më lart majës së saj, aq më shumë materiale arkeologjike dilnin.  Vetë vëzhgimi nisi, kur banorët e zonës, mblodhën tjegullat e para.

“Prania e tjegullave tregon që kodra ka qenë e zënë nga një vendbanim. Me heqjen e shtresës sipërfaqësore e humusore u pa çatia e godinës. Hasëm dhe të ngjeshur, kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me monument kulti,  por me banesë rurale”, thotë  arkeologia Blerina Toçi.

Kështu doli në dritë vendbanimi i sapozbuluar në Lushnje, vëren grupi i punës në një material të shpërndarë nga ministria.

“Është një banesë e antikitetit të vonë datohet nga mesi i shek. 6 dhe është banesë rurale për jetën e përditshme të një familje me formë drejtkëndore dhe me përmasa, 7 me 9, me hyrje kryesore nga lindja” tha Andrea pambuku, arkeolog.

Aktualisht po bëhet hartëzimi i sitit,  regjistrimin 3d të të dhënave, dhe analizimin e të dhënave të mara në terren. Arkeologët po bëjnë edhe kërkime arkibotanike, siç njofton Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja përmes një videoje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb