Një pjesë e një pallati shumëkatësh është shembur në lagjen Maltepe të Stambollit, duke lënë shtatë persona të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Sipas guvernatorit të Stambollit, Davut Gül, në apartamentet e prekura nga shembja ndodheshin 12 persona. Pesë prej tyre janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa dy kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.
#SONDAKİKA | İstanbul’un Maltepe ilçesinde 7 katlı bir binanın ilk iki katı henüz belirlenemeyen bir nedenle çöktü.
Binanın üst katlarında mahsur kalan kişiler ekiplerin çalışmasıyla tahliye edilirken, çöken bölümlerde arama kurtarma çalışması başlatıldı. https://t.co/hkoFYMOVpg
— Sözcü (@gazetesozcu) October 8, 2026
Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për të shpëtuar shtatë personat e tjerë që ndodhen ende nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të vendosin komunikim me katër prej tyre, duke rritur shpresat për nxjerrjen e tyre të sigurt.
Shkaqet e shembjes nuk janë bërë ende të ditura. Sipas autoriteteve, ndërtesa ishte ndërtuar në vitin 1987 dhe kishte gjashtë kate, ndërsa në katin përdhes ndodheshin disa ambiente tregtare. Në të gjithë ndërtesën jetonin rreth 33 persona.
