Ditën e sotme mbahet seanca plenare për reformën territoriale. Ndërkohë Partia Socialiste  ka mbledhur Grupin Parlamentar ku diskutohet për Reformën Territoriale, para nisjes së seancën plenare në Kuvend.

Pritet të shihet edhe se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe të cilët në mbledhje e kanë kundërshtuar.

Gazetari Ergys Gjençaj tha për News24 se propozimi i PS shkrin 15 Bashki, ndërsa opozita është shprehur kundër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: